BallinaAktualitetBE: Rama të tërheqë paketën “antishpifje”, as rishikimi i ligjit mbrëmë se...

BE: Rama të tërheqë paketën “antishpifje”, as rishikimi i ligjit mbrëmë se ka sjellë në parametra

Pak minuta më parë Bashkimi Evropian del me një deklaratë zyrtare për paketën antishpifje të qeverisë që pritet të miratohet nesër në Parlament. Komisioni, I kërkon qeverisë, të tërheqë ligjin dhe të marrë në konsideratë rekomandimet e OSBE dhe Këshillit të Evropës, shprehur dhe nëpërmjet Dunja Milatovic, raporton newsbomb.al.

Deklarata e plotë

Komisioni Evropian iu përgjigj kërkesave të medias shqiptare sa I përket ndryshimeve në paketën e ligjeve për median: Komisioni ka parë paketën ligjore për median, duke parashikuar komente dhe ka shprehur shqetësime gjatë procesit të shqyrtimit të draftit

Komisioni ka kërkuar nga autoritetet të marrin në konsideratë komentet e bëra nga OSBE dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës, mobilizuar nga fondet e BE, për të siguruar përputhshmërinë me standartet evropiane në fushën e lirisë së shprehjes.

Ato rekomandime përfshijnë, inter alia, limitimin e qëllimit të rregullimit vetëm për shërbimet mediatike online audiovizuale, dhe promovimin e vetërregullimit, duke siguruar rishikimin e pavaryr të medias lidhur me keqkuptimet apo kundërshtimet dhe forcimin e transparencës së pronësisë së medias në vend. Koitetet në parlament kanë adaptuar mbrëmjen e djeshme një draft paketë të rishikuar. Megjithatë, drafti nuk merr në konsideratë disa rekomendime që janë bërë nga aktorët ndërkombëtarë dhe atyre që akoma ngrenë shqetësime.

Eshtë e rëndësishme që të gjitha këto rekomandime, që u thanë sot edhe nga komisioneri për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, Dunja Mijatovic, të merren në konsideratë përpara miratimit final të ligjit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular