Shqiptarja me origjinë nga Mali i Zi Enisa Nikaj ka lindur në Brooklyn dhe ka nisur të këndojë që në fëmijëri.
Edhe pse ka lindur në Amerikë, ajo ndjehet 100% shqiptare dhe është krenare për origjinë e kulturën e saj.
Këtë e ka treguar dhe së fundmi pas ngjarjeve të tërmeti të datës 26 nëntor.
Enisa i ka dedikuar një këngë të veçantë të prekurve nga ky tërmetit dhe ka njoftuar se 100% e fitimeve të këngës do të shkojë për ta.
“Something Beautiful (Na jena një)” titullohet kënga e cila për dy ditë ka arritur mijëra klikime në Youtube.
‘E shkrova këtë këngë me Dimitri Ehrlich për vendin tim të bukur, Shqipërinë, për viktimat e tërmetit që ata ta mbajnë kokën lart. 100% e fitimeve të kësaj kënge do të shkojnë për viktimat e tërmetit, kështu që ju lutem blijeni në iTunes, do ta vlerësoja shumë (kushton vetëm një dollar)”- shkruan Enisa në postimin e saj.