BallinaAktualitetMark Marku shpërthen kundër deputetit: Mos ha m*t! Ta hodha shishen kokës!

Mark Marku shpërthen kundër deputetit: Mos ha m*t! Ta hodha shishen kokës!

spot_img
spot_img

Pedagogu Mark Marku u irritua këtë të martë në emisionin Opinion, ku po diskutohej për ligjin për median online. Ai tha se kryeministri Edi Rama do të kapë këtë pjesë të medias për të vendosur censurë dhe të gjitha mediat të bëhet ERTV.

Gjatë fjalës së tij ndërhyri edhe deputeti socialist Musa Ulqini, që i tha se nuk po fliste mirë dhe nuk do donte që në diplomën e djalit të tij të ishte firma e pedagogut Mark Markut.

Debati në Opinion

Mark Marku: Musa të dëgjova 20 minuta…më duket sikur po dëgjon Radio Tiranën para nja 50 vjetëve…emisioni i lajmeve…partia po bën këtë po bën atë…

Musa Ulqini: Ke ardhur në komision dhe ke përdorur terma dhe unë të kam thënë një gjë …

Mark Marku: Se nuk kam ndërmend të kem frikë nga ju

Musa Ulqini: Respekto…je profesor ….në po shpreh vullnetin e atyre që më kanë votuar

Mark Marku: S’jam profesor

Musa Ulqini: Unë jam njeri i votuar Marku …Ty nuk e di kush të ka votuar dhe flas në emër të atyre që më kanë votuar. Në emër të atyre qytetarëve që i nxorët ju  në mes të natës …ti me shokët e tu i nxore në mes të natës. Në emër të atyre flas… Di vetëm një gjë Marku ta garantoj që unë fëmijën tim nuk do desha kurrë që të kishte në diplomën e tij  firmën tënde sepse nuk flitet siç flet ti nuk fyet siç fyen ti.

Mark Marku: Ti do shkollën e marksizëm-leninizëm… Do ta çosh të shkolla e partisë

Musa Ulqini: fëmijët e mi janë të shkëlqyer

***

Mark Marku: O Musa të lutem mos më ndërhy

Musa Ulqini: Si mund të pohosh gjëra të tillë ti, nuk arrij ta kuptoj

Mark Marku: Po më lër more të flas tani…O Blend të lutem më lë të flas …po si do mbaroj po s’më latë të flas si do mbaroj

Blendi Fevziu: Mark thuaja atë që ke për të thënë

Mark Marku: Më lini pra të flas

Blendi Fevziu: Dakord po thuaje

Mark Marku: Po si të them kur më ndërhyn ai mua

Blendi Fevziu: Sepse ti merresh me politikë merru me atë që ke për të thënë

Mark Marku: Me këtë po merrem po s’të lë ai …a ka mundësi të më lini të flas apo ta lëmë këtë gjë

Blendi Fevziu: këtë po të them fol

Mark Marku: Tani më lini të flas

Blendi Fevziu: Këtë po të them fol

Mark Marku: Dhe mos më ndërprisni më se do ju shaj po më ndërhytë

Musa Ulqini: Na ke sha boll

Mark Marku: Dhe do të masakroj…do të hedh këtë shishen në kokë…boll. Boll se do ta mbyll gojën me forcë …Do ta mbyll gojën me forcë po them

Elira Kokona: Kjo është vepër penale

Makr Marku: Mos ha mut më po të them… Kaq po ju them mos hani mut më mos ndërhyni kaq po them…/ Opinion.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular