BallinaAktualitetTritan Shehu: Viti 2020, “Vit i Zi” për Shëndetësinë dhe Pacientin, fitimprurës...

Tritan Shehu: Viti 2020, “Vit i Zi” për Shëndetësinë dhe Pacientin, fitimprurës për PPP-të!

spot_img
spot_img

Viti 2020, “Vit i Zi” per Shendetesine dhe Pacientin, fitimprures per PPP-te!

Ne vitin 2020 parshikohet qe eksodi i mjekeve te ule numrin e tyre nen 1 per 1000 banore, kur mezatarja e Kontinentit eshte 3,5.
Per here te pare ne shendetesine tone kerkesat per specializimet pas universitare jane me te pakta se vendet e njejta ne dispozicion (pa pagese shumica e tyre), si pasoje e emigracionit masiv edhe te te sapo diplomuarve.

Per vitin 2020 nuk eshte parashikuar asnje shtese pagash per personelin shendetesor.
Ne vitin 2020 nuk do te kete asnje “qindarke” per kualifikimet, aktivitetet shkencore etj, asnje sherbim te ri specialitetesh.

Numri real i shtreterve publike per 1000 banore do te ulet nen 2, kur mezatarja europiane eshte mbi 4.
Spitalet e rretheve vazhdojne te atrofizohen, ne Tirane do te shtohet mbi ngarkesa e pa perballueshme.

Pacientet keshtu po detyrohen qellimshem te drejtohen te privati pa mbulese financiare, pra duke paguar gjithmone e me shume direkt nga xhepi, ose…?!
Projektligji i ri i sistemit spitalor, qe po qarkullon ne menyre okulte, do te ishte goditja “vdekje prurese” e spitaleve tona per Vitin e Ri.

Kujdesi paresor, qe po largohet cdo dite nga qytetari nuk do te kete asnje zgjerim te sherbimeve te vecanta ne territor, si psh duhet ai paliativ, reablitimi, kroniket etj.
Kompanite serioze farmaceutike si pasoje e korrupsionit po detyrohen te largohen, duke i lene tregun gjithmone e me shume “fake drugs” nga vendi apo importi, ne nje liste rimbursimesh tejet te vogel.

Buxheti i Shendetesise ngel me i varferi e antisociali ne Europe me 2,1% te GDP plus 0,7% nga kontributet direkte dhe me mbi gjysmen e shpenzimeve prej pagesave direkte te qytetarit.
Vetem shpenzimet per PPP-te do te rriten duke arritur ne 40 M$.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular