BallinaAktualitetVIDEO/ Berisha publikon dëshminë tronditëse: Jetoj me 10 persona në çadër që...

VIDEO/ Berisha publikon dëshminë tronditëse: Jetoj me 10 persona në çadër që nga tërmeti i parë

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar rrëfimin e një qytetari nga Ishmi i Durrësit, i cili thotë se jeton në çadër dhe pa asnjë ndihmë së bashku me dhjetë anëtarë të tjerë të familjes. Ai akuzon drejtpërdrejt strukturat shtetërore për neglizhencë, ndërsa tregon se është gjobitur me 5 mijë lekë, pasi tentoi të rregullonte shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti. Mes tjerash ai thotë se me forcat e veta do ta ndërtojë shtëpinë e dëmtuar.

Postimi i Berishës:

“Nje deshmi tronditese e te demtuarit nga termeti i 22 shtatorit. Nga ajo kohe jeton ne çader me 10 vete!Nje kile sheqer dhe asnje ndihme tjeter. Gjobe 5000 lek pas termetit se po perpiqej te regullonte shtepine! Kjo eshte tallja e jashtezakonshme me gjendjen e rende te te demtuarve nga termeti. Krim i vertet. sb”-shkruan Berisha, ndërsa publikon videon e qytetarit të revoltuar.

Video

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular