BallinaAktualitetVIDEO/"Babale", Salianji publikon të tjera audiopërgjime mes Alizotit dhe ish-drejtorit të policisë

VIDEO/”Babale”, Salianji publikon të tjera audiopërgjime mes Alizotit dhe ish-drejtorit të policisë

spot_img
spot_img

Ashtu edhe siç kishte  paralajmëruar, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka publikuar prova të reja rreth dosjes “Babale”.

Salianji bëri publik të tjera audipërgjime mes Fredi Alizotit dhe ish-drejtorit te Policisë së Fierit Albert Nushi.

“Sajimi i dëshmitarit të rremë zbulohet dhe me përgjimet zyrtare të prokurorisë” tha Salianji.

“Fredi Alizoti pranon se po merr para dhe nuk e ka problem të bëjë burg” tha më tej ai.

Sipas ish-deputetit qëllimisht këto përgjime nuk janë përfshirë në hetime.

1 vit e gjysëm pas publikimit të skandalit të përfshirjes në trafik droge të Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm të kohës Fatmir Xhafaj, drejtësia e kontrolluar nga Edi Rama ka bërë dy veprime domethënëse.

1.    Për Agron Xhafajn nuk ka asnjë akuzë për përfshirje në trafik droge.

2.    Për opozitën dhe median që e denoncoi këtë skandal të qeverisë së Edi Ramës prokuroria ka kërkuar burgosjen.

Përpara se gjykata të marrë një vendim për këtë çështje, është në detyrimin tonë për të risjellë në vëmendjen e opinionit publik se procesi kundër opozitës dhe gazetarit Jetmir Olldashi është një proces i montuar, sipas urdhrit politik të Edi Ramës që prej fillimit të bërjes publik të skandalit.

Gjatë gjithë këtij 1 viti e gjysëm, Edi Rama, duke përdorur pushtetin politik mbi policinë dhe prokurorinë ka sajuar dosjen kundër opozitës, ka shpikur dhe paguar aktorët kundër saj, ka manipuluar dosjen, duke hequr prej saj përgjimet zyrtare që implikojnë në mënyrë flagrante dëshmitarin e saj të rremë dhe drejtues të lartë të policisë kundër opozitës në një proces të montuar politik.

Përgjimet zyrtare të prokurorisë, të patranskriptuara prej saj, në shkelje flagrante të ligjit, faktojnë 2 të vërteta:

1.    vënien e qeverisë në shërbim të krimit dhe të mbulimit të tij për të shpëtuar qeverinë e Ramës

2.    sajimin e dëshmitarit të rremë. Gjithçka kemi thënë që nga zbulimi i skandalit, provohet i vërtetë.

Përgjimi zyrtar me drejtorin e policisë së Fierit, fakton se policia është vënë në shërbim të qëllimit politik të qeverisë për të fshehur të vërtetën e vëllait të ministrit të brendshëm dhe për të akuzuar opozitën.

Dokumentat zyrtare faktojnë se përvec gazetarit që po investigonte, Agron Xhafaj dhe Babalja ishin në survejim nga Shërbimi sekret dhe nga prokuroria për transportin e një sasie marramendëse droge.

Përgjimet zyrtare faktojnë se, Fredi Alizoti, pranon që po merr para dhe se, në këmbim të tyre, nuk e ka problem të bëjë burg duke u shfaqur si dëshmitari rremë i qeverisë.

Përgjimet tregojnë se si prokurori i shkarkuar nga vetingu, flet me dëshmitarin e rremë të qeverisë dhe e pret sa herë që ai ka nevojë, jashtë çdo procedure të lejueshme.

Faktet tregojnë degradimin e shtetit dhe përfshirjen në trafikun e drogës, se në qeverinë e Ramës pushtetin real e kanë kriminelët. Tregon edhe nënshtrimin e policisë, prokurorisë për interesa kriminale politike kundër kundërshtarit politik që denoncon lidhjet me krimin.

Faktet në dosje tregojnë, më së paku, shpërdorimin e detyrës nga ministri i brendshëm, drejtuesit e policisë, implikim të numrit dy të partisë në pushtet në një çështje që përfshin në krim gjithë shtetin për sajimin e një dëshmitari të rremë kundër opozitës.

Për fat të keq, asgjë nga këto nuk është bërë pjesë e hetimit. Pjesë e hetimit është bërë vetëm opozita dhe media, me një akuzë qsharake, të pabazuar në prova, të sajuar politikisht.

Kjo çështje kishte vetëm një zgjidhje. Ose të dënohej për trafik droge vëllai i ministrit të brendshëm, duke faktuar politikën qeveritare të favorizimit të trafikut të drogë,s ose të dënohej opozita që e denoncoi atë.

Edi Rama mbrojti kriminelin e qeverisë së tij dhe inskenoi një proces të manipuluar për të dënuar opozitën, duke keqpërdorur prokurorine dhe policinë e shtetit.

Vendimi i prokurorisë, i orientuar që ditën e parë nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, tregoi se drejtësia e pavarur në Shqipëri është një iluzion.

Kushdo që përfshihet në fabrikimin dhe montimin e procesit politik për të dënuar opozitën dhe median, për të mbrojtur krimin e organizuar, të lidhur me pushtetin, do të trajtohet si  bashkëpunëtor i krimit  të organizuar.

Cilido prej personave që sot po e keqpërdorin drejtësinë në shërbim të këtij pushteti të inkriminuar, do të mbajnë përgjegjësi para ligjit për shpërdorim detyre dhe për favorizimin e mafias. Askush nuk do t’i shpëtojë dënimit!

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular