BallinaAktualitetVIDEO/Rama tallet sërish me Veliajn: Mbylle këtë kanalin që nesër

VIDEO/Rama tallet sërish me Veliajn: Mbylle këtë kanalin që nesër

Megjithëse sajoi lloj-lloj justifikimesh për të mbuluar turpërimin që kryeministri Edi Rama i bëri me lyerjen e shkallëve të një pallati, kryebashkiaku i Tiranës Erion Velij ka rënë sërish pre e kësaj loje. Gjatë një vizite në Kodër Vishnje Rama i është drejtuar Veliajt për një kanal të hapur.

BATUTAT

Rama: Këtë kanalin do ta rregulloni…
(Veliaj qesh)
Rama: Ç’është ky kanal? … do ta rregulloni këtë kanalin?
Veliaj: Do ta rregullojmë patjetër, por fillimisht rregulluam shtëpitë të fusim kokën dhe pastaj do të bëjmë edhe kanalin.
Rama: Jo pastaj!
Veliaj: Këta janë komshinj që deshën të të takonin…
Rama: Jo pastaj! Kanali duhet bërë nesër.
Veliaj. Po fillimisht duhet bërë shtëpia pastaj kanali.

Pasi vizitojnë shtëpinë e rindërtuar një ish-polici.

Rama: Rregullo kanalin njëherë… Nesër kanalin. Gento…Se do thotë ajo (Vajza) që desha me mësuar anglisht por më ra libri në kanal.

Veliaj: Përtej humorit të kryeministrit…ne Genti duhet të vazhdojmë punën…

Rama: Nuk është humor ky.

©LAPSI.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular