BallinaSportFOTOT/Konte “bëhet” këngëtar dhe citon Pelenë, shikoni çfarë ndodh në festën e...

FOTOT/Konte “bëhet” këngëtar dhe citon Pelenë, shikoni çfarë ndodh në festën e Interit

“Dhe tani ftoj në skenë trajnerin më të mirë në botë”. Stiven Zhang e mbylli kështu prononcimin e tij, duke prezantuar Antonio Konten. Kështu në darkën e Krishtlindjes së Interit, festat janë ndër rastet e pakta ku presidenti zikaltër merret në pyetje dhe përpiqet të karikojë popullin zikaltër. 

iNTER FESTA

 

 

E nëse vitin e kaluar i kishte shpëtuar një “Do i shtypim të gjithë” që edhe sot kundërshtarët i kujtojnë në çdo hap fals, mbrëmjen e së martës nuk devijoi shumë, kur në përfundim tha: “Së bashku, me këtë klub dhe këtë familje, do pushtojmë botën. Jetohet një herë të vetme. Forca Inter”.

 

FESTA E INTERIT

 PRESIDENTI – Ishte mbyllja e një fjalimi ku presidenti zikaltër përshkon objektivat e arritur në këtë vit të fundit: “Po thyejmë shumë rekorde. Kemi regjistruar xhiron më të lartë të historisë së klubit, është regjistruar rritja më e madhe në platformat tona digjitale. Kemi një seli të re, po rinovojmë qendrën sportive. Po shkojmë drejt objektivit tonë. Po punojmë për të fituar, në fushë dhe jashtë”.

internazionale_corpo (1)

Për më shumë qëndron një krenari për të festuar Krishtlindjen si kryesues: “Ky vend i parë do të thotë që jemi në rrugën e duhur, sforcot që po bëjmë do të shpërblehen hap pas hapi.

internazionale_corpo

Megjithëse duhet të qëndrojmë të përulur. Javën e kaluar kam folur me lojtarët, i paralajmërova se do të ketë vështirësi në horizont, ashtu si vitin e kaluar dhe në 111 vitet e historisë së klubit. Çdo vit ka pengesa dhe do i gjejmë edhe në njëqind vitet e ardhshme, por nuk duhet të kemi frikë, nevojitet kurajë për të konkurruar në nivelet e larta”.

 

Inter SANCEZ

 TRAJNERI – Ambiciet e Antonio Kontes nuk janë më të vogla se të Zhangut. Ndoshta është më pak i mësuar të qëndrojë në një skenë, ku e fton grupi i zgjedhur për të argëtuar të pranishmit. “Ndihem pak në vështirësi”, e nis Konte, që më pas falënderon lojtarët, stafin dhe familjet për kontributin përpara se të kalojë te fjalimi:

 

kONTE

“Për mua ky është viti i parë tek Interi dhe dua të falënderoj së pari presidentin dhe pronësinë që më dhanë këtë mundësi. Dëshira ime është të lë gjurmë në këtë klub, nuk është e rëndësishme për sa kohë do punoj, por që të lë gjurmë. Për t’ia arritur nevojitet pasion, sakrificë dhe djersë”. Përpara se të largohet, trajneri e mbyll me një citim të Pelesë: “Sa më e vështirë fitorja, aq më e madhe është gëzimi i fitoreve”. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular