BallinaAktualitetPlane për fundjavën? Sinoptikanët: Vranësira gjatë ditës së sotme, një “paralajmërim” për...

Plane për fundjavën? Sinoptikanët: Vranësira gjatë ditës së sotme, një “paralajmërim” për …

Vendi yne do te perfshihet nga mot i paqendrueshem, me reshje shiu, shoqeruar edhe me shtrengata.

Nese keni bere plane per fundjaven, beni mire te keni parasysh edhe parashikimin e motit, qe sipas Sherbimit Meteorologjik do te vije duke u perkeqesuar.

 

Ja parashikimi 

Pas disa ditësh me vlera të larta të presionit atmosferik, gradualisht do të depërtoi një qendër e presionit të ulët, që do të na sjellë një përkeqësim të kushteve meteorologjike deri ditën e Hënë. Prezenca e vranësirës gjatë ditës së sotme është si një “paralajmërim” për ardhjen e kësaj paqëndrueshmërie.
Paqëndrueshmeria më e madhe pritet të jetë ditën e Shtunë dhe të Djelë me reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata dhe stuhi të cilat do të prekin pjesën më të madhe të territorit. Pavarësisht prezencës së reshjeve të shiut, era nga kuadrati i Jugut do të bëjë që në fushën termike të mos të kemi luhatje të ndjeshme.

Por si pritet të vijojë moti sot dhe nësër?!

Sot pasdite reshjet e shiut do të prekin Jugperëndimin e gradualisht gjatë natës do të përfshijnë edhe pjesën tjetër të vendit. Në orët e mesditës të së Premtes reshjet e shiut do të fitojnë intesitet deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit duke përjashtuar zonën Juglindore ku reshjet do të jenë të karakterit lokal me intesitet të ulët.
Era do të jetë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, përgjatë vijës bregdetare erë me rrahje dhe intensive deri në 15-20m/sek.
Në fushën termike pritet një rritje në vlerat minimale, më konkretisht:
zonat malore 2ºC deri në 8ºC
zonat e ulëta 6ºC deri në 15ºC
zonat bregdetare 10ºC deri në 16ºC

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular