BallinaKronikeAksident i rëndë në Tiranë, përplaset për vdekje kalimtari. Policia jep sqarime...

Aksident i rëndë në Tiranë, përplaset për vdekje kalimtari. Policia jep sqarime për ngjarjen

Një i moshuar gjeti vdekjen tragjikisht mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Durrësit.

aksident-naten

Shtetasi me iniciale Gj.L, 73 vjeç, ishte kalimtar në rrugë kur u përplas për vdekje nga një automjet.

 

Policia ka shoqëruar në komisariat një 27 vjeçar i quajtur Ergys Musaj, drejtues i mjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë.

Policia po zhvillon hetime për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Aksidenton me automjet një 73-vjeçar në rrugën e  “Durrësit”, arrestohet drejtuesi i automjetit.

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. M.,27 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi duke qarkulluar me automjetin, tip “Mercedes Benz”, në rrugën e  “Durrësit”, ka përplasur shtetasin Gj. L., 73 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve dhe plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorr me pasojë vdekje” në ngarkim të shtetasit E. M

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular