BallinaAktualitetGazetari i njohur gjerman: Ramës i mungon mbështetja ndërkombëtare

Gazetari i njohur gjerman: Ramës i mungon mbështetja ndërkombëtare

Një nga gazetarët gjermanë me më shumë njohje në rajonin tonë, ka publikuar një analizë për Deutsche Welle.

Norbert Mappes-Niediek shkruan se situata në Ballkan, pas vetos franceze, nuk është qartësuar akoma.

Sipas tij, Samiti i Zagrebit në maj mund të rishikojë vendimin e tetorit, kur Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, iu mbyll dera për nisjen e negociatave. “Por shpresa është e dobët,” shkruan ai.

Duke u ndalur te secili vend i Ballkanit Perëndimor me radhë, analisti shkruan se në Shqipëri pritet të shihet nëse Edi Rama do të shkëputet nga BE-ja. Sipas tij, Ramës i mungon mbështetja ndërkombëtare.

“Kriza vazhdon në Shqipëri. Nëse tejkalohet në vitin 2020, askush nuk e di se si. Ka pasur një ndalesë që prej zgjedhjeve të bojkotuara lokale dhe tërheqjes së opozitës nga parlamenti. Kryeministri Edi Rama ka ngritur rrjete kriminale në vend, ka luftuar trafikun e drogës dhe ka fituar vëmendje në Europë për këtë. Por tani atij i mungon mbështetja ndërkombëtare- jo vetëm për shkak të bllokadës në rrugën drejt BE-së, por edhe sepse një numër vendesh europiane, veçanërisht Holanda, nuk duan të intimidojnë opozitën shqiptare.

Nuk mund të pritet që Rama, i ndërgjegjshëm për pushtetin, të lëshojë lehtë. Përkundrazi, njësoj si Vuçiç në Serbi, ai mund të shkëputet nga BE-ja që nuk e mban fjalën, dhe të kërkojë rrugën e tij”, shkruan ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular