BallinaAktualitet"Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve" në SHBA, kundër ligjit të Ramës për...

“Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve” në SHBA, kundër ligjit të Ramës për mediat

Pas organizatave të shumta ndërkombëtare përfshi BE-në dhe KiE edhe `Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve` në SHBA ka reaguar fort kundër ligjit `anti-shpifje` të miratuar dy ditë më parë nga parlamenti shqiptarë. Në një prononcim për gazetën “Shekulli” drejtuesja për programin për Europën, në “Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve”, Gulonza Said. Said e cila ka qenë disa herë në Shqipëri për problematikën e lirisë së mediave, deklaron se ky ligj drakonian nuk është në përputhje me standartet europiane dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Said thekson gjithashtu se është tepër e vështirë që të punosh si gazetar në Shqipëri, pasi nuk ke akses të mjaftueshëm në informacion dhe çdo ditë përballesh me një gjuhë që godet gazetarët kritikë.

“Ndërsa po shkruaja përgjigjen time për pyetjet tuaja, mësova se legjislacioni i propozuar u miratua në Parlamentin e Shqipërisë. Ne në organizatën tonë, “Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve” jemi shumë të shqetësuar për këtë situatë. Në muajt e fundit, ne u kemi bërë thirrje vazhdimisht autoriteteve shqiptare që të mos miratojnë legjislacionin për median, sepse besojmë se do të ketë një ndikim negativ në mjedisin e lirisë së medias në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka demonstruar pak tolerancë ndaj raportimeve kritike. Të jesh gazetar është një punë e vështirë në çdo shoqëri, por është bërë gjithnjë e më e vështirë të punosh si gazetar në Shqipëri. Sidomos raportimi për çështje si korrupsioni dhe politika janë detyra shumë të rrezikshme. Media dhe gazetarët janë nën sulm të vazhdueshëm. Vitet e fundit,

“Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve” ka dokumentuar raste të gazetarëve që janë sulmuar, të shenjëstraura nga fushatat e njollosjes, ose të kapur nga dhuna gjatë protestave antiqeveritare në Shqipëri. Kur shkuam në Shqipëri në qershor të vitit 2019 dhe u takuam me Kryeministrin Rama, ne shprehëm shqetësimin tonë për kërcënimet me të vilën gazetarët përballen çdo ditë. Sulmet fizike kundër gazetarëve nuk kanë marrë zgjidhje, zyrtarët publikë përdorin rregullisht gjuhën që shfajëson dhe godet gazetarët kritikë, dhe qeveria, përfshirë zyrën e kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, nuk janë transparente në bashkëveprimet e tyre me median dhe kufizojnë hyrjen e gazetarëve kritikë. Legjislacioni i propozuar kohët e fundit, duke përfshirë një skemë rregulluese drakoniane për media shqiptare dhe të huaja, nuk është në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, deklaron Said.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular