BallinaAktualitetKontroll në makinën e blinduar me 3 fierakë brenda, policia zbulon diçka...

Kontroll në makinën e blinduar me 3 fierakë brenda, policia zbulon diçka të frikshme. Ja me çfarë lëviznin, dyshohet se…

Tre djem të rinj u vunë në prangat e policisë së Fierit në kuadër të operacionit policor “Çlirimi” për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Këta 3 persona sipas policisë janë me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe armëmbajtjes pa leje.

 

Policia bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•Sh. K., 33 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje;
•A. B., 35 vjeç, banues në Fier;
•R. L., 20 vjeç, banues në Fier;

Gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e DVP Fier, në fshatin Çlirim, Fier, në mjetin e blinduar Audi A8, i cili drejtohej nga shtetasi R. L., poshtë sediljes së parë të pasagjerit, ku ishte ulur shtetasi Sh. K., u gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri tip pistoletë dhe 2 krehëra me 24 fishekë.

Gjatë kontrollit personal, shtetasit R. L. iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë), që e kishte në çantën e dorës.

Gjithashtu, gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit A. B., u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë).

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pistoleta, 2 krehëra me 24 fishekë, 2 mjetet prerëse dhe automjeti i blinduar Audi A8.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular