kuadra e Bayern Munchen vazhdon t’iu besojë të rinjve dhe të promovojë talente nga ekipi B ose moshat. Trajneri i përkohshëm Flick, ka punuar me shumicën e talenteve të Bayern dhe i njeh mjaft mirë.
Në dy ndeshjet e fundit, Flick aktivizoi 18 vjeçarin Joshua Zirkzee, i cili shënoi dy gola në Bundesliga dhe i dha dy fitore Bayernit në minutat e fundit. Përveç holandezit, Flick i dha mundësinë edhe talentit shqiptar, Leon Dajaku.
18 vjeçari kuqezi ka bërë ndeshje shumë të mira për Bayern II dhe sot, debutoi në Bundesliga me kampionët e Gjermanisë. Një arritje e jashtëzakonshme!/abcnews.al
![](http://abcnews.al/wp-content/uploads/2019/12/dajaku2.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2019/12/Dajaku1-300x195.jpg)