BallinaAktualitetBerat Buzhala, Ramës: Ke gjithë Kosovën kundër, përveç Batonit

Berat Buzhala, Ramës: Ke gjithë Kosovën kundër, përveç Batonit

Gazetari nga Kosova Berat Buzhala reagon sërsh lidhur me Mini-Schengenin Ballkanik dhe takimin Rama-Vuçiç në Tiranë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, analisti nga Prishtina i rikujton disa të dhëna shefit të qeverisë në Shqipëri, i cili sot, në mënyrë të pakuptimtë sulmoi të gjithë klasën politike në Kosovë.

“A e di Rama se, më shumë shtëpi ka rrënuar Vuçiç me ushtrinë e tij në Kosovë se sa tërmeti në Durrës’, pyet Buzhala

Postimi i plotë:

A e din Edi Rama se shume ma shume shtepi i ka rrenu Vucici me ushtrine e tij ne Kosove, se sa termeti ne Durres dhe Thumane? A e din Edi Rama se shume ma shume shqiptare ka vra Vucici me ushtrine e tij ne Kosove, se sa termeti ne Durres dhe Thumane?

Cka po du me thane eshte kjo: Asnje shqiptar nuk duhet me i besu keqardhjes se Vucicit per viktimat shqiptare te termetit. Presidenti i Serbise e ka vec nje peng ne shpirtin e tij: pse nuk ka pase me shume te vdekur shqiptare, mundesisht krejt; pse ka pase kaq pak shtepi te rrenuara shqiptare ne Kosove, mundesisht krejt.

Absolutisht jam per pajtim me Serbine, me kusht qe ne krye te ketij shteti eshte dikush tjeter, e jo ai qe eshte pergjegjes per krimet. Mundesisht jo ai qe vec dy jave me pare tha qe masakra e Recekut nuk ka ekzistu.

Rama duhet me e dite qe per momentin, pas vetes, prej krejt banoreve te Kosoves, e ka vec Batonin.

Fatbardhesisht, sikur ne shume pak raste, Edi Rama dhe Aleksander Vucic, arriten me e unifiku spektrin politik ne vend. Spektri politik ne vendin tone, duke i pase parasysh sjelljet e fundit te Rames, duhet te tregojne unitetin edhe ne refuzimin e tij.

Kosova e ka te drejten e gjithe botes me i kerku Shqiperise nje tjeter kryeminister. Me ia kerku Shqiperise nje kryeminister qe e don Kosoven me shume se sa Serbine.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular