Kreu i opozitës, Luzlim Basha ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, në Samitin e Shengenit Ballkani, kundrejt politikanëve në Kosovë.
Me një postim në Twtter, Basha e ka cilësuar deklaratën e Ramës si “sulm rrugaçëror kundër liderëve politikë të Kosovës”, ndërsa tha se Kosova është shtet i pavarur dhe se Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj
Postimi i plotë:
Dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës dhe shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm! Gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama!
Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt!