BallinaPolitikeDeklarata e Ramës për Kosovën/ Basha: Sulm rrugaçëror, akt i denjë për...

Deklarata e Ramës për Kosovën/ Basha: Sulm rrugaçëror, akt i denjë për një peng të anti-shqiptarizmit

Kreu i opozitës, Luzlim Basha ka reaguar për  deklaratat e kryeministrit Edi Rama, në Samitin e Shengenit Ballkani, kundrejt politikanëve në Kosovë.

Me një postim në Twtter, Basha e ka cilësuar deklaratën e Ramës si “sulm rrugaçëror kundër liderëve politikë të Kosovës”, ndërsa tha se Kosova është shtet i pavarur dhe se Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj

BAsha=konferenca-Salianji (5)

Postimi i plotë:

Dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës dhe shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm! Gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama!

Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular