BallinaKryesoreIsh-deputeti Klevis Balliu në Pogradec: Biznesi po përjeton një tërmet të vërtetë...

Ish-deputeti Klevis Balliu në Pogradec: Biznesi po përjeton një tërmet të vërtetë ekonomik

SOT TAKIM ME BIZNESIN NË POGRADEC

Bashkë me përfaqësuesit e PD, nënkryetarin Edmond Spaho dhe zotin Ilir Dervishi zhvilluam takime me biznesin e qytetit.

Biznesi në Pogradec po përjeton një tërmet të vërtetë ekonomik.

Çdo biznes ankohet për taksat e larta të qeverisë ndaj biznesit të vogël e të madh.
Sipas tyre këto taksa janë të papërballueshme dhe po rrezikojnë çdo ditë e më shumë mbylljen e bizneseve.

Gjithashtu, presioni i taksidarëve të Tatimeve, të cilët shkojnë çdo ditë duke ushtruar presion për gjobëvënie ndaj bizneseve, është një problem thelbësor.

Fakti më tronditës është së çdo biznes tregon se po bie çdo ditë e më shumë fuqia konsumatore, pasi shumë qytetarë janë larguar dhe ata që kanë mbetur nuk kanë para për të shpenzuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular