Ruzhdi Metali, një mjek alternativ, ka qenë i ftuar edhe këtë të premte në studion e “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit në Tv Klan. Përveç këshillave për qytetarët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, doktor Ruzhdiu është pyetur edhe nga vetë Arjan Çani për një problem që ka në shputën e këmbës.
Arjan Çani: Ta filloj nga vetja njëherë se ngela duke u marrë me njerëz të tjerë, do interesohem çik për veten time. Ç’a të bëj vëlla se bëra rezonancë magnetike, tek shputa e këmbës, tek gishti i dytë sikur më është shtrembëruar pak. Është borsit…
Ruzhdi Metali: Borsit është kalcifikim…
Arjan Çani: Në rregull pra. Përveç metodave shkencore, çfarë më propozon, ma thuaj live…
Ruzhdi Metali: Vaj magnezi vetëm. Nuk e njeh shkenca këtu në Shqipëri.
Arjan Çani: Vaj magnezi? Duhet ta pi? Apo duhet ta fërkoj me vaj magnezi?
Ruzhdi Metali: E lyen, nga lëkura është më e mirë. Arjan, ti je grupi zero. Grupi 0 është kandidat për ostoporozë.
Arjan Çani: Bravo, artrite pafund.
Ruzhdi Metali: Unë të marr në dorëzim, të piketoj përnjëherë.
Arjan Çani: Më merr në dorëzim në ç’kuptim?
Ruzhdi Metali: Të ndaj pjesë-pjesë, të pastroj, të vajis, të montoj prapë. Bejten për 10 ditë, 10 kile e ul. Dymbëdhjetë kile e ul unë, po 10 kile e kam në xhep.
Arjan Çani: Mua po më krijohet stres te shputa.
Ruzhdi Metali: Unë të piketoj përnjëherë.
Arjan Çani: Ti thua vetëm lyerje me magnez? Nuk ka ndonjë mundësi tjetër?
Ruzhdi Metali: Kjo është nga jashtë. Tani nga goja. Nga goja do ndryshoh komplet ushqimin ti.
Arjan Çani: Jo, ushqimin e kam ndryshuar me kohë, ti e di.
Ruzhdi Metali: O Arjan, nuk merret vetëm gishti…Gishti nuk jeton në Tepelenë e ti jeton në Kukës… Je trup komplet, marrim komplet organizmin.
Arjan Çani: Mua më kanë thënë akupumturat. Ja vlejnë?
Ruzhdi Metali: Ato ja vlejnë.
Arjan Çani: Pra është e mirë akupumtura?
Ruzhdi Metali: Shumë e mirë!/KLAN