BallinaKronikeKapen në Shqipëri dy të rinj francezë/ Ja për çfarë akuzohen

Kapen në Shqipëri dy të rinj francezë/ Ja për çfarë akuzohen

Dy të rinj francezë janë vënë në pranga në Durrës, pasi ishin larguar nga vendi i dënimit në Francë.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është realizuar operacioni i koduar ‘Start’, ku në Durrës janë vënë në pranga dy të rinj.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Kapen në Durrës e Tiranë një 33-vjeçar dhe një 26-vjeçare, të dy shtetas francezë, të kërkuar nga drejtësia franceze.

Kapja dhe arrestimi i tyre, me qëllim ekstradimin drejt Francës.

Në vijim të shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe pas koordinimit të veprimeve me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës për lokalizimin e vendndodhjes së personave që kërkoheshin, Njësia Speciale ‘FAST’, për kapjen e personave në kërkim, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar ‘Start’.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur që në Tiranë, të kapej dhe të arrestohej shtetasja franceze C. F., 26 vjeçe, si dhe në Durrës të kapej e arrestohej shtetasi francez A. Gh., 33 vjeç, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi:

Autoritetet gjyqësore franceze të Gjykatës së Lartë Lorent, Francë kanë lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për veprat penale ‘Vjedhja e kryer në bashkëpunim’, ‘Falsifikimi i çeqeve’ dhe ‘Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit’, parashikuar nga nenet e Kodit Penal francez.

Arrestimi i tyre u bë me qëllim ekstradimin drejt Francës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular