BallinaPolitikeIsh-deputetja e PD-së: Hera e parë në një dekadë që një opozitë...

Ish-deputetja e PD-së: Hera e parë në një dekadë që një opozitë lobon për hapjen e negociatave me BE

E ftuar në intervistën e mbrëmjes në edicionin e lajmeve në Rtv Ora, ish-deputetja e PD Dhurata Çupi foli shkurtimisht për bilancin e ngjarjeve negative të vitit 2019 dhe theksoi faktin se është hera e parë në një dekadë këtë vit që opozita ka lobuar për hapjen e negociatave me BE

“Është hera e parë,gjatë të gjithë këtyre dekadave që opozita i bashkohet zërit të shqiptarëve dhe i bën thirrje në fakt të gjithë zërave ndërkombëtarë për tu hapur negociatat,është hera e parë , por sigurisht detyrat e një shteti i bën qeveria dhe detyrat e BE për tu realizuar sigurisht janë pjesë e qeverisë”

Për sa i përket vendimit të opozitës për djegien e mandateve dhe tërheqjes nga parlamenti Çupi e cilësoi si vendimin më të mirë të saj .

 “Sa herë ti kthehemi pas ndoshta të njëjtin vendim do të merrnim”

Për sa i përket një tavolinë të përbashkët midis mazhorancës dhe opozitës ish-deputetja e konsideron të pamundur nëse nuk lihen pas propagandat dhe mashtrimet.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular