BallinaAktualitet"Shuplaka" e Krastës për Ramën: Çfarë na kujton kjo nënë kosovare

“Shuplaka” e Krastës për Ramën: Çfarë na kujton kjo nënë kosovare

Gazetari Adi Krasta publikoi një koment në faqen e tij në FB, ndërkohë që në Shqipëri dhe Kosovë është ndezur zemërimi ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili po shfaqet publikisht me presidentin serb çdo muaj për të promovuar nisma kontroverse dhe përjashtuese për Kosovën.

“Asgje nuk ka ndryshuar për në shqiptarët për mënyrën sesi na shohin e trajtojnë sot e gjithë jetën tonë të vështirë e të sulmuar.

Na mungon një Doktrinë e Bashkuar e Mbrojtjes Kombëtare. Në vend të saj gjithëfarëlloj njerëzish të rastësishëm që nuk e njohin historinë ose e harrojnë atë, nuk i rezistojnë dot tundimit për të bërë faje, gabime e gafa. Ata kanë si kartë justifikuese “Banalitetin e të Keqes”.

Nana gjakovare Ferdonije Qerkezi, e cila ka humbur të gjithë familjen në luftën me forcat ushtarake dhe pushtetin serb, na kujton se sa shpejt mundemi të gabojmë dhe çfarë çmimi na duhet të paguajmë,” shkruan ai.

Krasta poston edhe foton e Ferdonije Qerkezit, e cila humbi familjen e saj gjatë luftës në Kosovë: bashkëshortin Halimin dhe djemtë Artanin dhe Edmondin.

“Të dy djemtë i kam martuar për një ditë. Nuset e tyre kanë pritur për pesë vjet e gjysmë që burrat e tyre të kthehen në shtëpi”, thotë ajo e pikëlluar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular