BallinaUncategorizedNjë histori që ma kujtoi Edi Rama me Aleksandër Vuçiç

Një histori që ma kujtoi Edi Rama me Aleksandër Vuçiç

Nga Erl Kodra 

Në verën e vitit 1999, kisha lënë një takim me mikun tim John Hodgson tek lokalet e Parkut Rinia. Johni është një hokatarë i lindun, një shqiptar i vërtetë, me një shqipe fantastike, pavarësisht theksit.

Johni kishte dalë me kohë dhe kishte zënë vend tek Bar Dashuria. Kamarier ishte Roland Qafoku, gazetari i njohur. Gjithsesi, nuk e di pse po i them këto detaje.

Kur e shoh Johnin në tavolinë me një burrë të vjetër, kapuçbardhë. Pasi përshëndetemi, Johni i drejtohet kapuçbardhit;

– Vazhdo bac’ – po të dëgjojmë me vëmendje.

– Çka me thanë ma – flet qetësisht – unë nuk jetoj ma. Domethanë, unë nuk jetoj ma për veti. Madje nuk e di pse jetoj. Tash jetoj vetëm për mbesën e vetme.

Kapuçbardhit iu mblodhën lotët në mjekër. Një nerv ia dridhi mustaqet e kuqrremta, ndërsa cepi i buzës pulsoi.

Johni fërkoi kryet pa flokë, hoqi syzet dhe filloi t’i fshinte pa mendje.

Ma vonë, Johni më tregoi se kapuçbardhit ia kishin djegë shtëpinë, ia kishin vra 11 pjestarë të familjes, domethanë të gjithë familjen, dhe ai, kishte mundur të largohet me mbesën në krahë, nëpër rrugicat e Gjakovës.

John Hodgson ka dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë. Me sa duket, Johni po mblidhte dëshmi të krimeve të Luftës në Kosovë.

Këtë histori ma kujtoi Edi Rama me Aleksandër Vuçiç.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular