BallinaPolitikeA ka komunikim me Presidentin Meta? Ja si përgjigjet Edi Rama...

A ka komunikim me Presidentin Meta? Ja si përgjigjet Edi Rama…

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryeministri dhe kreu i partisë, Edi Rama ka deklaruar sot se nuk ka komunikim me presidentin e vendit, Ilir Meta.

1

Përgjigjen e ka dhënë gjatë komunikimit që pati me median, pas mbarimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së, ku iu kujtua se ende 3 bashki janë me vakanca sa i takon kryetarëve

“Nuk kemi asnjë komunikim, ju e dini që situata postzgjedhore karakterizohet nga një inerci që lidhet me historinë e dekreteve zhdekreteve, kështu që ne kemi për detyrë të garantojmë vazhdimësinë normale të qeverisjes aty ku kemi fituara bashkitë dhe kemi dy vakanca”-tha Rama.

 

Sipas tij, “sa i takon Shkodrës nuk ka një vendim dhe për fat të keq Shkodra është në situatën më të rëndë nga kjo pikëpamje ka një kryetare që është kryetare dhe nuk është kryetare dhe ka vakum në këtë aspekt, por kjo është cështje që nuk është në dorën tonë dhe nuk kemi ne si ta zgjidhim por të presim të marrim një zgjidhje.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular