Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme rreth orës 19.15 në Qukës, në aksin Prrenjas-Librazhd.
Drejtuesi i këtij automjeti dhe bashkëshortja e tij kanë mbetur të plagosur dhe kanë dërguar për trajtim mjekësor në repartin e kirurgjisë së spitalit të Librazhdit.
Burime jo zyrtare thanë se njëri prej drejtuesve të tri automjeteve të përfshira në këtë aksident ishte në gjendje të dehur.
Ndërkaq policia po heton për të zbardhur dhe dokumentuar aksidentin me dy të plagosur.