Mesa duket problemet sociale nuk kanë të përfunduar në vendin tonë. Emisioni “Stop” solli një video nga një shkollë në Bulqizë. Mësuesi i matematikës, Behar Dani është filmuar nga nxënësit në një situatë kaotike në klasë.
Nxënësi 1: Po mirë më fal.
Mësuesi: Për çfarë të fal? Unë të përplas një 4 dhe…
Nxënësi 1: Hë njëherë përplase, përplase…
Nxënësi 2: Kontrolloje dyfletëshin.
Mësuesi: A do e zgjidhësh a jo?
Nxënësi 2: Kontrolloje dyfletëshin. Mos ma vër 4 mo ooo!
MËsuesi: Po hiqi ato duar tashi.
Nxënësi 2: Mos ma vej 4.
Mësuesi: A do i heqësh ato duar apo jo or ti…
Ndërkohë, “Stop” solli edhe një video tjetër nga qyteti i Laçit. Teksa ky qytet ishte një ndër zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, shumë qytetarë i janë drejtuar bashkisë për të marrë një certifikatë familjare.
Mirëpo disa qytetarë kanë filmuar punonjësit e bashkisë së Laçit, duke lundruar në internet e rrjete sociale, ndërsa ata presin dy orë në radhë.