Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama ishte në Ishëm, të Durrësit për të vizituar banorët e prekur nga tërmeti dhe të sistemuar në çadra.
Ndër të tjerë Rama u takua edhe me një banore, e cila i qau hallin që çadra e saj ishte vënë në rrugë dhe nëse një makinë do kalonte aty, i futej brenda.
Rama iu kundërpërgjigj se për momentin aty do rrinin se nuk kishin zgjidhje tjetër, deri në ndërtimin e shtëpisë.
Pjesë nga biseda:
Rama: Ça bëhet?
Banorja: Ja në çadra.
Rama: Po më mirë apo jo?
Banorja: Shumë mirë.
Rama: Shumë mirë? Domethënë mirë, se shumë mirë është shtëpia. Po shtëpinë këtu e keni? Afër?
Banorja: Te pallati që është shpallur i pabanueshëm.
Rama: Është i dëmtur, duhet prish?
Banorja: Kështu thuhet.
Rama: Duhet pak durim, do ta bëjmë.
Banorja: Po ne kemi hall, se nuk kemi ku me shku.
Rama: Tashti te çadra derisa të bëjëm shtëpinë. Shtëpinë do ta bëjëm të re.
Banorja: Po ja, po e kemi çadrën në mes të rrugës. Jetohet? Të vjen ndonjë makinë me të ardh të futet brenda.
Rama: Për momentin këtë do bëjmë se s’kemi, se nuk është se është nga qejfi kjo është nga halli.
Banorja: E dimë që s’ke ça bën as ti se këto janë gjëra të natyrës. Nuk kam ça bëj dhe do ta bëj deri ën fund. Mos u mërzit.