“Kam dy vjet pa pirë”, kjo ishte deklarata e artistit Aleksandër Gjoka në sallën e gjyqit teksa zhvillohej seanca për masën e sigurisë.
Mësohet se këngëtari shumë i dashur për publikun do të jetë sot në Korçë, ku do të performojë në një koncert përpara publikut vendas, por edhe turistëve të shumtë që zgjedhin qytetin juglindor për të kaluar festat.
Aleksandër Gjoka është lënë i lirë, por duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit. / TCH