Pas një valë të madhe kritikiash dhe kundërshtish nga shqiptarë në mbarë botën sa i përket nismës së Mini Schengenit dhe lënies jashtë saj të Kosovës, kryeministri Edi Rama është përgjigjur përmes një postimi të gjatë në Facebook.
Duke sjellë në vëmendje reagimet dhe etiketimet e forta që janë bërë ndaj tij, kreu i qeverisë sqaron sërish se ky “Mini-Shengen” nuk po bëhet kundër Kosovës, ndërsa shton se në të vërtetë Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i intereson që Kosova të mos jetë në këtë tryezë.
Por edhe këtu kreu i qeverisë po përballet me një valë komentesh negative.
“Nuk bisedohet duke kulluar gjakë hasmi në tryezë. Do zoti ta provosh nl familjen tënde!!!”, shkruan një qytetar në reagimin e tij.
Ndërsa një tjetër thekson: “Armiku i vëllait tim është edhe armiku im, merre Vuqiqin dërgoje në shtëpinë tënde. Nuk na duhet mini shengeni. Shpresoj që të vijnë zgjedhjet sa më shpejt në Shqipëri dhe të të dërgojnë në opozitë, edhe kur sytë mos ti shohim tradhtar”.
Ja një pjesë e komenteve: