BallinaLifestyleYlli pornografik, Mia Khalifa, vesh fustanin e nusërisë

Ylli pornografik, Mia Khalifa, vesh fustanin e nusërisë

Ylli më i famshëm i pensionuar pornografik, Mia Khalifa (27), për herë të dytë në pak ditë postoi në Instagram një foto të saj në fustan të nusërisë. Libanezja në mars u fejua për kuzhinierin suedez Robert Sandberg (29) në Chicago, ndërsa kjo do të ishte martesa e saj e dytë. Si 18-vjeçare, ajo u martua në shkollë të mesme, por kjo martesë nuk zgjati.

“Ish bashkëshorti im ishte xheloz”, – tha ajo në atë kohë, derisa ende nuk ishte yll pornografik me famë botërore. Me Robertin, Mia shpreson se martesa do të zgjasë deri në vdekjen e tyre…

Edhe pse ka dalë në pension tash disa vjet, fansat shpresojnë që Khalifa vetëm po tallet dhe se do të kthehet në botën e pornografisë një ditë, shkruan KOHA Ditore.

“Njerëzit mendojnë se kam fituar miliona nga filmat pornografikë, ndërsa i kam fituar gjithsej 12,000 dollarë në industri dhe nuk e kam parë asnjë qindarkë më pas. Gjetja e një pune normale pasi ndalova së bëri filma erotikë ishte një proces i tmerrshëm”, – deklaroi Mia.

Khalifa është bërë një nga emrat më të spikatur në industrinë pornografike, ndërsa në të ka punuar vetëm tre muaj nga 2014 deri në 2015.

“Ta sqarojmë, kurrë nuk më premtuan miliona dhe as që i prisja”, – shtoi ajo. Ajo ndaloi me xhirimet pasi mori kërcënime me vdekje.

“E gjitha shkoi në dreq të mallkuar kur ISIS filloi të më kërcënonte. Pastaj vendosa ta braktisja. Sapo u bëra e popullarizuar, i thashë vetes, duhet të largohem nga kjo. Edhe ashtu nuk ishte diçka që doja ta bëja. Thjesht doja të shfrenohem”, – deklaroi Mia në atë kohë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular