BallinaKronikeVIDEO/ “Kishte plagë në pjesën e pasme të kokës” – flet mjeku...

VIDEO/ “Kishte plagë në pjesën e pasme të kokës” – flet mjeku që priti të miturin në spital: Gjendja është e rëndë, ndodhet në reanimacion!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, pasi një i mitur pesë vjeçar është plagosur rëndë, për shkak të pakujdesisë së prindërve.

foto

I mituri me inicialet S.K., ka rënë nga dritarja e makinës së babait, Hilmi Kurtaj teksa ishte duke udhëtuar.

 

Djali nuk është vënë re nga babai që ka rënë dhe ai ka vazhduar rrugën, ndërsa është ndihmuar nga një person tjetër, i cili ka ndaluar e ka marrë dhe e ka dërguar në spital.

Gazetari i “Panorama”, Senad Nikshiqi nga Shkodra raporton se Hilmi Kurtaj ishte duke udhëtuar në makinë me 4 fëmijët e tij, por pavarësisht kësaj nuk e ka vënë re rënien e djalit dhe mungesën e tij.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe mjeku i spitalit të Shkodrës, i cili tha se gjendja e fëmijës është e rëndë, pasi ka marrë plagë në pjesën e pasme të kokës dhe aktualisht gjendet në reanimacion.

“Gjendja e fëmijës është e rëndë. Fillimisht erdhi pa koshiencë në spital, ishte gjendur nga një qytetar në rrugë. Pa një identitet dhe kishte plagë në pjesën e pasme të kokës, me çrregullime të frymëmarrjes, koshiencë të kompromentuar. Iu dha ndihma e shpejtë dhe pësoi një farë përmirësimi. Nga ekzaminimet do shohim se si do shkojë dhe fëmija është shtruar në reanimacion.

E prunë qytetarët që e kishin gjetur në rrugë, të rrëzuar dhe nuk kishin një informacion për identitetin e fëmijës. Më pas është paraqitur edhe i ati që sipas referimeve të tij thotë që fëmija ka rënë nga dritarja e makinës”, tha mjeku.

Menjëherë sapo fëmija është dërguar në spital, ka mbërritur dhe babi i djalit, i cili ka deklaruar se teksa po udhëtonte i mituri kishte hapur xhamin dhe kishte rënë nga dritarja, por që ai nuk e kishte vënë re.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular