Aktori Neritan Liçaj e ka konsideruar një paligjshmëri gjithçka që po bëhet për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Duke e quajtur një fiqist, Liçaj u shpreh se Erion Veliaj e ka gabim kur thotë se Teatri është pronë e Bashkisë së Tiranës.
I ftuar në “Intervistën e Mbrëmjes”, aktori tha se Veliaj së pari duhet të marrë vesh nga politika pastaj të marrë vendime të tilla.
Neritan Liçaj: “E gjitha është një paligjshmëri. Fiqisti bën një gabim të madh kur thotë është pronë e bashkisë. Nuk është pronë e bashkisë. Të hidhet përpjetë ai me gjithë fiq. Këtij mjeranit që bën atë populizmit idiot.
Imagjinoni kryeqyteti më i madh, kryeqyteti i Shqipërisë me 1 milionë banorë ka për kryebashkiak një Lali si me qenë karrocier. Mirë që nuk merr vesh nga politika dhe nuk di të bëjë politikë por është aq i çartur sa nuk di të llogarisë dhe forcat. 99.9 % e shqiptarëve janë për mosprishjen e teatrit. Vetëm Lali çitjanja kryeministror dhe 5 shërbëtorë të tij e mendojnë.
Vetëm një gjë duhet të ketë parasysh ai Lali që janë 4 personalitet që kanë marrë çmime Nobel që janë pro Teatrit Kombëtar. Janë teatro kombëtarë evropianë që e mbrojnë, është Evropa Nostra, është Këshilli i Evropës është Parlamenti i Europian. Ai Lali para se të asfaltojë ndonjë zë gjë tjetër, para se të vendosë vijën e kuqe atje duhet të marrë vesh nga politika se nuk merr vesh fare.”