BallinaKryesoreDokumenti/Agron Tufa tregon se si Spartak Braho dënoi minorenin për “tradhti ndaj...

Dokumenti/Agron Tufa tregon se si Spartak Braho dënoi minorenin për “tradhti ndaj atdheut”! Çfarë shkruhej për planin e durrsakut 15 vjeçar në ‘85

Ish-kreu i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa ka publikuar dokumente, sipas të cilit deputeti aktual i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka dënuar në periudhën e diktaturës një minoren, i quajtur Gjergj Hani.

braho-gjergji

Sipas dokumentit të publikuar nga Tufa, i riu dënohet për tradhti ndaj atdheut.

Në dokument thuhet se Gjergj Hani, më 27 maj 1985, është nisur me tren në drejtim të Pogradecit me qëllim për t’u arratisur në Jugosllavi. Ai është përpjekur të kalojë me not nëpërmjet liqenit të Pogradecit, por është diktuar nga policia kufitare.

Reagimi i plotë i Tufës: Epo kur të merr nëpër gojë një kriminel e xhelat i diktaturës më genocidiale në botë, si Spartak Braho; kur të merr nëpër gojë, të shpif e të kërcënon, të jep dhe këshilla si të shkruash, ai që të vetmen bukuri njeh shaptilografimin e formulit të vendimeve të tij me vdekje; kur përdor ironinë e të bën moral ai që ka dhënë dënime politike me vdekje; kur të akuzon për korrupsion, ai që sekuestroi serverin e tatimeve sapo erdhi në pushtet; kur të bën moral ai që ka dënuar politikisht minorenë, atëherë shkon idioma “Hapu dhé të futem!”

Sikur vetëm një sekondë ta imagjinoja veten “spartak”, në gjysmën e dytë të sekondës do ia kisha hequr rrufeshëm vetes në sheshin “Skënderbej”!

Njihuni me punët e ra të Spartakiadës: dosja e dënimit të minorenit Gjergj Hani.

Ish i dënuari Gjergj Hani (dhe tok me të dhe ne) e ka (kemi) xhelatin e tij (tonë) deputet në Komisionin e Ligjeve, që dmth, ai edhe sot “bën Ligjin”. Gjithë sa thamë është mirë të shoqërohet me këngën e Dervish Shaqes “O moj Shqypni o mos thuej se mbarova!”

 

1

 

2

 

80712134_10221032984285491_648950742173876224_o

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular