BallinaAktualitetU dënua për shpifje/Berisha reagon ashpër: Drejtësi e kapur, Dvorani më i...

U dënua për shpifje/Berisha reagon ashpër: Drejtësi e kapur, Dvorani më i diskretituari

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të gjyqtares Marjana Shegani, e cila e dënoi për shpifje ndaj kryeministrit Edi Rama, me 5 milionë lekë (të vjetra) gjobë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka reaguar indirekt në lidhje me këtë vendim, duke thënë se drejtësia është e kapur dhe e paralizuar.

Berisha ka publikuar një pjesë nga një intervistë, ku ndër të tjera shprehet “gjithçka po bëhet për të kapur si gaforre drejtësinë”.

“Në ka figurë të diskredituar në Europë në sistemet e drejtësisë, është Dvorani që nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese që edhe 100 vite nuk preket më as me ligje e Kushtetutë”, shprehet Berisha.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se Berisha duhet të bëjë dhe një postim përgënjeshtrues në profilin në Facebook.

“Detyrimin e palës së paditur të publikojë përgënjeshtrimin në faqen e tij në rrjet në lidhje me deklaratën në datën 15.10.2018 “Fundi i kakistokracise se kallam deshtaku po troket” brenda 10 ditëve nga marrja formë të prerë e vendimit”, thuhet në vendimin e Gjykatës për Berishën.

Postimi i vitit 2018 për të cilin është dënuar Berisha:

Fundi i Kakistokracise se Kallam Deshtaku po troket! (ne greqishten e lashte kakistos ad literam dmth më i keqi. A ka lidhje me fjalen shqipe nuk e di por ngjasin si dy gjysmat e nje pike uje te piste)

Te dashur miq, kohet e fundit jo vetem qeveri te vendeve kryesore te Bashkimit Europian por dhe vet Parlamenti Europian dhe me ne fund edhe Komisioni Europian jane deklaruar hapas kunder diskutimit per hapjen e negociatave me Shqiperine per shkak te krimit te organizuar ne nivelet me te larta te pushtetit, me fjale te tjere per shkak te familjeve mafioze Rama – Xhafa – Balla -Tahiri.

Sqaroj ketu se vetem 6 muaj me pare Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian i rekomanduan Keshillit te Ministrave te Bashkimit Europian qe u mblodh me 28 qershor 2018, hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine por ky propozim u hodh poshte unanimisht ne Samitin e BE per shkak te lidhjeve te qeveritareve me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Kurse sot, ne me pak se 4 muaj pas vendimit te ministrave te jashtem te BE, kane ndryshuar qendrim edhe Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian.Kjo sepse kalbesira kundermoi ane e mbane si Kakisto dhe Kallam Deshtaku dhe suita e tij perfaqesojne per Europen me te keqen dhe sepse familjet mafioze Rama-Xhafa-Balla-Tahiri jane vene ne hetim nderkombetar jo nga nje por nje seri agjensish te disa vendeve partnere. Shqiptaret nuk meritojne te qeverisen nga kakisto-të banda e tyre kriminale ndaj duhet ti permbysin njeminute e me pare.

Ketu me poshte keni nje artikull qe tregon venien ne n hetim te Taulant Bego/Yaris/ Hoxha/Gjura/Jaupi etj etj. sb Gjermania lëshon ‘bombën’: Po verifikojmë Taulant BallënSkandalet e Taulant Ballës nuk duket se kanë mbetur brenda kufirit shtetëror. Ato kanë ngjallur interesin e pesë deputetëve tê Bundestagut gjerman, të cilët i përkasin CDU, partisë së kancelares Angela Merkel.

Burime diplomatike kanë bërë të ditur se, këta të fundit i janë drejtuar javën e shkuar me shkresë qeverisë federale, specifikisht Ministrisë së Punëve të Jashtme (Ausëartiges Amt), por edhe agjencive të tjera me kërkesë për informacion specifik nëse ka të dhëna mbi përfshirjen e Taulant Ballës me malavitën e Shqipërisë me degëzimet e saj në Europë.

Shkak u bë prezantimi i Ballës gjithandej në krah të Edi Ramës edhe në takimin me kancelaren Merkel, gjatë vizitës zyrtare në Berlin në fund të prillit të këtij viti. Kjo sipas tyre, në dritën e skandaleve Bego e Rraja, ku Balla raportohet i përfshirë personalisht si dhe të fotove të tij me narkotrafikantë të dyshuar.

Afati i përgjigjes është sipas rregullit gjerman 15 nëntori.

Mbetet në gjykimin e deputetëve nëse informacionet e marra do t‘i bëjnë publike apo jo.

Vizita e Ramës në Berlin u shoqërua me incidente të ndryshme. Ne Komisionin për Çështje Europiane të Bundestagut u konfrontua me akuza se ai qëndronte pas sulmeve mediatike kundër personit e familjes së kryetarit të Komisionit Gunther Krichbaum. Rama e humbi vetëkontrollin e u çua në këmbe duke bërtitur ‘lie, lie’ (gënjeshtër, gënjeshtër) çka çoi në mbylljen e parakohshme të mbledhjes. Incidenti kulmor ishte bojkoti nga deputetët e Bundestagut te darkës që Rama shtroi në China Club. Arsyet e rrjedhura ne shtyp ishin superluksi, çmimet si dhe sinjali diplomatik i padëshiruar. Por arsyet reale kane qenë të tjera.

Gjatë kësaj vizite Merkel ka qenë e prerë për mbrojtjen parlamentare që Rama i kishte dhënë Saimir Tahirit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular