BallinaKryesoreHumbi bashkëshortin 6 vite më parë, nëna e dy fëmijëve me tumor:...

Humbi bashkëshortin 6 vite më parë, nëna e dy fëmijëve me tumor: Nëse vdes nuk di ku do t’i lë fëmijët

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 ka përcjellë për herë te parë historinë e dramatike të Shpresës. Shpresa është nënë e dy fëmijëve jetimë, e cila po lufton çdo ditë me sëmundjen e kancerit prej dy vitesh.

Shqetësimi i saj i përditshëm janë fëmijët të cilët një ditë për fatkeq rrezikojnë të mbeten krejtësisht vetëm pasi tumori agresiv është përhapur. Shpresa Demetja banon në zonën e ish-Uzinës së Autotraktorëve në Shkozë në Tiranës. Bashkëshorti i ka ndërruar jetë para 6 vitesh.

Shpesa-2

Jam e sëmurë kam dy diagnoza, të parën nuk do ta them do ta mbaj vetëm për vete, por të dytën do ta them jam me kancer tani më ka prekur edhe në mëlçi së fundmi. Tani më datë 27 do të më japin përgjigje, nuk e di çfarë do më thonë. Vajza më thoshte ik kontrollohu, unë kisha frikë, nuk shkoja por e dija që ishte diçka e keqe, e dija që nuk do ta përballoja dot, kam menduar për fëmijët ku do t’i lë ata, asgjë nuk kam menduar për veten, unë jam me qira, jam bërë e fortë vetëm për fëmijët. Por u kam thënë mos e kini mendjen tek mami shikoni vetëm shkollën, e kam përballuar vetëm, jam munduar të qëndroj e fortë. Jeta ka qenë e vështirë për mua, jam rritur pa nënë. Kam jetuar me qira, kisha 9 muaj pa paguar qiranë, burri mu sëmur ai ndërroi jetë. Mjekët thanë nuk kemi çfarë të bëjmë më. Ishte fund viti, burrit ju shtrembërua trupi, unë e nxora nga spitali pas katër ditësh ai ka dhënë shpirt, por u çmall me fëmijët. Kam 20 vjet që jetoj me qira, por tani unë nuk jam e zonja të punoj. Kur kam ardhur këtu ka qenë skëterrë edhe këto që shikoni mi kanë dhuruar. Këtu paguaj 80 mijë lekë të vjetra, unë marr pension të vogël 90 mijë ndërsa fëmijët 60 mijë lekë të vjetra. Kimioterapinë e kam bërë më paratë e kunatës. Por unë dua një shtëpi se kur të iki unë nga kjo botë, dua që shpirtin ta kem më të qetë”, thotë duke lotuar Shpresa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular