BallinaAktualitetPlagosja e policit/Zbardhet përplasja me armë në kufirin me Greqinë

Plagosja e policit/Zbardhet përplasja me armë në kufirin me Greqinë

Shkëmbim zjarri në orët e para të mëngjesit në kufirin greko-shqiptar mes një grupi grabitësish dhe policisë greke.

Në Agio Nikola, Filat të Igumenicës, policia greke ka pikasur një grup prej 5 personash që po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin nga Greqia në Shqipëri.

Në ndjekje të tyre u vu skuadra e OPKE, sektori kundër narkotikeve dhe dy skuadra të policisë kufitare.

5 personat shoqëronin 2 kafshe mushka.

Gjatë tentativës për ti ndjekur, skuadra prej 5 personash hapi zjarr ndaj policisë dhe të njëjtën gjë ka bërë dhe policia greke. 3 persona kanë arritur të kalonin në tokën shqiptare, në një zone pyjore, ndërkohë që u kapën dy prej tyre, shqiptarë të moshave 16 dhe 46 vjeç.

Gjate kapjes, 46-vjeçari ka bërë rezistencë të madhe, duke plagosur lehtë një oficer policie.

Dy mushkat rezultuan të ngarkuara me 4 bagëti të therura, të vjedhura në një stan ne Agio Nikola, Filat.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky grup, ishte organizuar 4 muajt e fundit për grabitje kafshësh në zonën e Filatit, Igumenicë.

Ata hynin ilegalisht në Greqi nga mali dhe pasi vidhnin kafshe, i transportonin ato të gjalla ose të prera me mushka drejt Shqipërisë ku dhe i shisnin.

Në datat 10-29 gusht ata kanë vjedhur 3 bagëti.

Në 28-29 gusht në një kullotë në Katsika, Filat kanë vjedhur 3 bagëti

Në 11-12 dhjetor në Kerasoxori, kanë vjedhur 5 bagëti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular