BallinaAktualitet“Isha e vogël, gabova”, “do rrisja 3 fëmijët, u detyrova pas divorcit...

“Isha e vogël, gabova”, “do rrisja 3 fëmijët, u detyrova pas divorcit nga gjendja ekonomike”, me lot në sy tre gratë e dënuara rrëfejnë si përfunduan pas hekurave

Një familje pa grua është një familje e shkatërruar. Me këtë mesazh, tre nga femrat që vuajnë dënimin në burgun e grave në Tiranë kanë shprehur pendesë për veprën që kanë kryer. Me lot në sy ato kanë treguar historitë e tyre se si kanë përfunduar pas hekurave.

Redona
Redona

“Unë jam Redona 24 vjece, jam arrestuar para 3 vite e gjysëm në doganë pasi supozohej se isha duke trafikuar lëndë narkotike. Kam 3 vjet e gjysëm që vuaj dënimin e mund të them që jam penduar shumë, ishte gabim që unë bëra dhe mendoj se ishte më shumë mosha ime e vogël që më detyroi të bëj atë lloj gabimi. Duke ardhur këtu e duke arritur të njoh e njerëz e histori të tjera kam arritur të kuptoj që gratë këtu s’duhen paragjykuar per asnjë vepër që kanë bërë se ka qenë një moment i gabuar ose për shkak të faktorëve ekonomikë dhe vështirësive familjare që kanë pasur.

S’duhen gjykuar aq rëndë nga gjykata për veprime që kanë ndodhur për faktorë të ndryshëm. Doja tju kërkoja edhe që kur gratë plotësojnë afatet para kohe të tregoheshin pak më të lehta për gratë që janë nëna e bija e i mungojnë një familje, një shtëpi ka nevojë për një grua për të qendruar shtëpi e fortë”.

Ermira
Ermira

“Unë jam Ermira, jam dënuar për trafik ndërkombëtar droge, të hashashit. Nuk jam
krenare e më vjen shumë turp në radhë të parë nga vetja e fëmijët, kam 3 fëmijë, por isha e detyruar nga gjendja ekonomike, isha e ndarë me 3 fëmijë që i rrisja vetëm, me detyroi të bëj disa vepra që s’ndihem aspak krenare. Kam 5 jet që vuaj dënimin duke lënë 3 fëmijë vetëm që më presin dita me ditë. E kur më pyet ai i vogli mama kur do vish e nuk di përgjigjen është një ndienjë që s’mund tua shpjegoj me fjalë. Të jesh këtu brenda eshtë shumë e vështirë. Githcka mund të kalohet në jetë por kufizimi i lirisë duhet ta provojë dikush që ta kuptojë. Një nënë në burg do të thotë një famiilje e shkatërruar, sidomos për fëmijët që s’kanë një nënë pranë ti kontrollojë e ti mbleshë.

Yllka
Yllka

“Yllka, unë kam 8 vjet këtu e kjo që ka ndodhur këtë herë s’ka ndodhur më parë. Të gjitha kanë qarë nga gëzimi, të gjitha rrinë me zermët ngrirë kush do i bjerë fati të dalë. Gruaja është drita e shtëpisë, shtëpive tona i mungon drita”.
Kryeministri Edi Rama ishte sot së bashku me ministren Etilda Gjonaj në Burgun e Grave ku do të jepet aministia për 56 gratë që vuajnë dënimin në sistemin penitenciar shqiptar.

Aministia liron menjëherë 28 prej tyre dhe për 28 të tjera, ul 1/3 e dënimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular