Anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo ka zhvilluar sot një takim me minatorët në Bulqizë.
Gjatë takimit, Bozdo ka hedhur akuza ndaj qeverisë.
‘Çfarë po ndodh sot në Bulqizë është simptomë e problematikës së thellë ku ndodhet sektori minerar prej disa vitesh si pasojë e korrupsionit qeveritar që sot është dominant’ është shprehur Eno Bozdo.
Sipas tij ‘PD është në mbështetje të të gjitha kërkesave të ligjshme dhe i bën thirrje kompanisë AlbChrome të ndalojë presionin e paligjshem mbi punetorët, si dhe të kthejë në pune 4 punëtorët e larguar nga puna padrejtësisht’.
Reagimi i plotë i Eno Bozdos:
Takimi me minatorët në Bulqizë, Eno Bozdo:
Albchrome të ndalë presionin ndaj sindikatës. Çfarë po ndodh sot ne Bulqize, simptome e korrupsionit qeveritar në sektorin minerar
Sot, si perfaqesues te Partise Denokratike patëm një takim me perfaqesuesit e punetoreve dhe sindikatave te minatoreve te kompanise koncesionare AlbChrome.
Nga ana e perfaqesuesve te punetoreve u denoncua presioni i paligjshem i administrates se kompanise mbi sindikalistet, si dhe u trajtuan gjeresisht kerkesat legjitime te sindikalisteve per rritje pagash dhe kushte me te mira pune.
Partia Demokratike thekson se cdo kerkese e punonjesve te sektorit apo e sindikatave te minatoreve eshte ne thelb e drejte dhe e patjetersueshme.
Ka nje kontrate pune kolektive midis punedhenesit dhe punemarresit dhe kjo duhet respektuar deri ne fund.
Cfare po ndodh sot ne Bulqize eshte simptome e problematikes se thelle ku ndodhet sektori minerar prej disa vitesh si pasoje e korrupsionit qeveritar qe sot eshte dominant.
Kjo qeveri mban rekordin me te zi ne historine e Shqiperise persa i perket minatoreve qe kane humbur jeten ne frontin e punes apo jane plagosur rende ne te.
Ky fakt tregon se strukturat e specializuara te qeverise si Keshilli Kombetar i Punes, Inspektoriati i Punes, RISHM etj jane inekzistente. Dhe kjo eshte pjese shume e madhe e problemit.
PD eshte ne mbeshtetje te te gjitha kerkesave te ligjshme dhe i ben thirrje kompanise AlbChrome te te ndaloje presionin e paligjshem mbi punetoret, si dhe te ktheje ne pune kater punetoret e larguar nga puna padrejtesisht.
Gjithashtu policia e Shtetit duhet te beje detyren e saj dhe jo te behet vegel e presionit mbi sindikalistet.
Partia Demokratike i kerkon ne te njejten kohe institucioneve shteterore te marrin pergjegjesite e tyre mbi vete, duke garantuar ligjin dhe te drejten e punemarresve sipas Kodit te Punes dhe kontratave te punes te nenshkruar nga palet.