BallinaAktualitetBosi shqiptar ishte përfshirë në trafik, vrasja u porosit nga...

Bosi shqiptar ishte përfshirë në trafik, vrasja u porosit nga…

Mediat angleze vazhdojnë ta kenë në qendër të raportimeve vrasjen e shqiptarit Flamur Beqiri në Londër, në prag të shtëpisë së tij luksoze, në sy të gruas.

Sipas ‘Telegraph’, shqiptari ka qenë i përfshirë në trafik droge nga Spanja drejt Suedisë.

Policia britanike dyshon se 36-vjeçari është ekzekutuar nga një vrasës me pagesë.

Në vitin 2008, ai u arrestua pasi në Suedi u kapën 340 kg kanabis, një prej sasive më të mëdha në historinë e vendit. Por ai shpëtoi me një akuzë të vogël.

Policia mendon se Beqiri i ruante lidhjet e tij nëntokësore të trafikut të drogës nga Spanja, përmes Holandës, drejt Suedisë.

Edhe pse u vendos në Angli për të shpëtuar nga jeta kriminale, ajo e përndoqi deri në fund.

Hetuesit besojnë se Beqiri, që kishte një shtëpi diskografike, u vra në një sulm të shënjestruar, si një akt hakmarrje për të shkuarën kriminale.

“Një pistë hetimi që po ndiqet nga detektivët është mundësia që zoti Beqiri të ishte në shënjestër për shkak të miqësisë me një bos kryesor droge në nëntokën e Suedisë. Një burim i tha gazetës së burri në fjalë ishte përfshirë në një përplasje të përgjakur me një tjetër bos droge dhe zoti Beqiri mund të jetë vrarë vetëm për shpagim”.

Inspektori Jamie Stevenson tha se sa i përket vrasjes, po bëhet përparim i mirë. Ata kanë kontrolluar kamerat e lagjes për të siguruar të dhëna.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular