BallinaAktualitetArtur Zheji: Ja të vërtetat tona, që të tjerët nuk ua thonë...

Artur Zheji: Ja të vërtetat tona, që të tjerët nuk ua thonë…

Ka disa kategori njerëzish që e popullojnë botën. Janë njerëz të cilët bëjnë, por nuk mendojnë çfarë bëjnë. Ata quhen njerëz “bëjnë bëjnë”…flenë mirë, zgjohen mirë, bëjnë mirë, bëjnë keq, bëjnë dhe nuk e dinë çfarë bëjnë. Kjo është një pjesë!

Një pjesë tjetër është: Bëjnë mendojnë bëjnë! Pra janë njerëz që bëjnë ca gjëra, mendojnë çfarë do bëjnë gjëra të tjera dhe bëjnë gjëra të tjera. Pra këta quhen njerëz “bëjnë mendojnë bëjnë”.

Është edhe një kategori e tretë, këta quhen: “Bëj, mendoj mendoj, nuk bëj”. Kjo është pak për të qeshur, duam ta zhdramatizojmë.

Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë  që këta bëjnë gjëra, pastaj mendojnë dhe thonë: Po pse e bëra këtë gjë. Pastaj thonë: Po mirë, ndryshon bota nëse nuk nuk e bëj këtë gjë që sapo bëra? Do ketë plotë të tjerë që bëjnë të njëjtën gjë dhe rrinë pasiv dhe nuk bëjnë gjë. Në përgjithësi këta thirren ndryshe edhe mendimtarë. Mendimtari jadok konsiderohet në një shoqëri ku volumi i punës matet me çfarë bën, pra me sa tulla sposton nga e majta në të djathtë, me sa vida shtrëngon, me sa kilometra ecën me makinë, pra sa transporton mall, sa lekë grumbullon etj etj. Ky quhet të bësh në universin tonë, në botën tonë. Këta rrinë, mendojnë, shkruajnë ato që mendojnë. Pra refuzojnë të bëjnë gjëra materiale dhe udhëtojnë në imagjinaren e tyre. Mirëpo shpesh koha ka treguar se këta mbërrijnë më shpesh në destinacion, për arsye se njeriu është i pajisur me një dhunti që jo gjithmonë e vlerëson, që quhet përfytyrimi. Pra në përfytyrim shumë gjëra që njeriu nuk i bën dot në të përditshmen e vet mund ti bëjë. Mendimtarët i bëjnë, janë gjithmonë një stacion përpara dhe kur këta njerëz që vijnë i bëjnë këto gjëra me shumë kujdes, me shumë respekt, vijnë aty të djersitur, ai rri i dëgjon, i pyet për hallet e rrugës.

Por jemi ajo kategoria që edhe bën, edhe mendon edhe bën prap, sepse ne jemi gjithsesi njerëz që punojmë dhe mundohemi tu sjellim në shtëpitë tuaja, disa të vërteta që më të shumtit nuk ua thonë.

Këtë ju lutem ma besoni!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular