Jorida Tabaku, ish-deputete, ka biseduar këto ditë me gra të papuna në Tiranë, që janë hequr padrejtësisht ose e kanë të pamundur të punojnë dhe detyrohen të përballen me shumë vështirësi ekonomike për shkak të keqqeverisjes së “aktorit, që luan rolin e të varfrit por punon për pushtetin e oligarkut dhe tarafit të tij personal,” siç e cilësoi kryeministrin Edi Rama.Qëllimi i takimeve ka qënë ringjallja e shpresës për vitin 2020.
“Ditët e fundit të vitit vendosëm t’i kalojmë me zonjat kryefamiljare të njësisë 8, një pjesë e tyre e kanë të pamundur që të punojnë dhe një pjesë tjetër janë të papuna pasi Partia vendosi në vend të meritokracisë, – tregon Tabaku në Fb. – Sipas të dhënave të INSTAT janë 125.234 gra kryefamiljare që punojnë për të nxjerë bukën e gojës dhe për të mbajtur familjet.
Shumë prej atyre që vizituam dhe takuam ishin të shqetësuara për mungesën e dritës ndërsa shohin përditë një kryeministër që luan teatrin e mendimtarit dhe njeriut që përpiqet për to. Shpresa e humbur në një qeveri makiazhi dhe shija e hidhur e propagandës pa asnjë ndikhmë reale nuk mund të ndihmojë 125 mijë familje që drejtohen me mish e me shpirt nga zonjat.
Ne do të punojmë për të shpresuar që viti 2020 të mos e gjej më Shqipërinë në kllapinë e një aktori që luan rolin e të varfrit por punon për pushtetin e oligarkut dhe tarafit të tij personal.”