BallinaKronikeSKEMA/Grabitën 27 shtëpi. Goditet banda shqiptare e "skifterave" në Spanjë

SKEMA/Grabitën 27 shtëpi. Goditet banda shqiptare e “skifterave” në Spanjë

Një bandë shqiptare e cila kryente grabitje është goditur nga Policia e Katalonjës.

Policia vendase ka bërë me dije se në pranga ka vënë 4 shqiptarë të moshave 32 dhe 34 vjeçare. Ata dyshohet se janë pjesë e një grupi që kanë kryer 27 plaçkitje shtëpish.

 

Hetimet kishin nisur në muajin nëntor 2019, pasi në lagjet Baix Llobregat Osona dhe Valles Oçidetal u raportuan disa vjedhje që i bënë përshtypje policisë.

Pas nisjes së hetimeve, u zbulua se një grup kriminal i përbërë nga 6 persona ndiqnin gjithnjë një skemë të njëjtë grabitje.

Ata parkonin makinën në një vend me errësirë nga ku më pas prej saj dilnin 3 persona të veshur me rroba të zeza. Pasi realizonin objektivin, ktheheshin në një banesë në lagjen Calaf Perafita të Barcelonës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular