BallinaUncategorized“Me këto dy duar do të mbys”, Akuzon shokun e fëmijërisë padrejtësisht...

“Me këto dy duar do të mbys”, Akuzon shokun e fëmijërisë padrejtësisht për vjedhje: Isha i pavetëdijshëm, në atë moment nuk më erdhi në mendje me kë isha dhe kë jo

Gjithçka nisi në 4 dhjetor të vitit 2014 kur Edliri akuzoi shokun e tij të fëmijërisë padrejtësisht për vjedhje. Ai u kap duke vjedhur në një gurore në Sarandë dhe u qëllua me armë nga pronari i saj.

edlir1

Edliri u dërgua në spital dhe i shpëtoi plumbave të marra. Kur u mor në pyetje në lidhje me ngjarjen, dëshmoi se ndodhej në gurore së bashku me dy persona të tjerë, një prej tyre Floriani.

Historia e dy shokëve, Edlirit dhe Florianit, ku ky i fundit vuan dënimin me burg në Greqi pa qenë autor i vjedhjes, u trajtua në seancën e ndërmjetësimit të “Shihemi në gjyq” të dielën.

Përballë u gjendën motra e Florianit, Alketa dhe Edlirit, i cili zbuloi se si nxori emrin e shokut të tij. Alketa tha se vëllai i saj ndodhet në burg padrejtësisht pasi Floriani nuk ka qenë fare në Shqipëri gjatë asaj periudhe por ishte në Greqi.

Edliri pranoi gjatë seancës se shoku i tij është i pafajshëm duke thënë se nxori emrin e Florianit pasi ishte emri i parë që i erdhi në mendje dhe se ishte i pavetëdijshëm në atë moment.

Ndërsa personi i dytë, që tha Edliri gjatë dëshmisë, është i lirë dhe ndaj tij nuk është marrë asnjë lloj mase.

Por mohoi se kishte shkuar atje për të vjedhur guroren por po kalonte aty për të shkuar drejt Greqisë.

Vetë Edliri ka bërë 10 muaj burg për ngjarjen e ndodhur ndërsa Floriani vazhdon ende të qëndrojë në burg.

Ndërsa Alketa e kërcënoi duke i thënë se do e vrasë me duart e veta për akuzën e rreme ndaj të vëllait.

alketa

Pjesë nga debati gjatë seancës së ndërmjetësimit:

Alketa: Ku e njeh vëllain tim ti? Sa vjet ke pa e parë?

Edlir: Vëllain tënd unë kam 24 vjet pa e parë.

Alketa: Si të erdhi dhe the emrin e vëllait tim?

Edlir: Unë e kam bërë atë gjë pa vetëdije, se kam qenë i plagosur.

Alketa: Po nuk të besoj, ore fytyrë e qelbur. Pse nuk the emrin e vëllait tënd ose të tjetrit kush ishte?

Edlir: Po mirë, mos më beso, unë po të them të vërtetën, ndaç më beso, ndaç mos më beso.

Alketa: Nuk të besoj asnjë gjë, je një gënjeshtar që vazhdon dhe thua gënjeshtra. Ishe pa vetëdije ti? Dije ta thoje emrin e vëllait tim ti, kur ke 20 e ca vjet pa e parë.

Edlir: Pa vetëdije. Ai më erdhi në mendje që e thashë, ngaqë kishim kaluar një fëmijëri të vogël me atë dhe ai më erdhi në mendje.

Alketa: Pse nuk the një emër tjetër, të një kushëririt tënd? Po vajte dhe the emrin e vëllait tim. Po unë çfarë faji kam të vuaj, e di ti shpenzimet që kam bërë në Greqi, kam ngelur zero se ato lekë po i nxjerr me djersë, nuk po i nxjerr me vjedhje, se vajte ti vodhe dhe të ushqesh familjen tënde. Turp të kesh!

Ardit Gjebrea: Sa kohë ka që është në burg Floriani?

Alketa: Në 15 janar të 2015 kemi ardhur për vdekjen e xhaxhait, atje na mbajtën në doganë, për arsye se ishte bërë vjedhja në Sarandë, po ne nuk dinim asgjë. Na mbajtën brenda atë natë dhe morën në telefon policinë e Sarandës dhe i thanë këta njerëz nuk dinë asgjë, kanë ardhur për vdekje. Atje pastaj na lëshuan, erdhëm për vdekjen e xhaxhait dhe u kthyem prapë.

Ardit Gjebrea: Një minutë të lutem Alketa. Ti nuk ke shkuar për të vjedhur atje?

Edlir: Nuk kam shkuar, unë thjesht kam kaluar atje. Ata pandehën se unë shkova për të vjedhur dhe më gjuajtën me armë.

Eni Çobani: Në këto kushte ti ke thënë emrin e Florianit dhe ke thënë edhe një emër tjetër?

Edlir: E vërtetë!

Eni Çobani: Ky emri tjetër, nuk figuron në asnjë lloj gjykimi, përveç në një deklarimin tënd fillestar. Dhe unë dua të di, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, çfarë ka bërë me këtë emër? Pse nuk është futur në hetim? Pse nuk është dënuar nga gjykata? Ky është një problem shumë i madh jo vetëm i juaji, i drejtësisë, ligjit, prokurorit dhe i gjykatës. Janë të gjithë këtu të përfshirë, jo vetëm ju.

Edlir: Mua kur më plagosën ata, që më çuan në spital dhe kam ndjenjur 4 ditë në spital. Ata erdhën më pyesnin dhe unë nuk isha në gjendje që t’i ndaja gjërat me kë isha dhe me kë nuk isha.

Alketa: Si ore nuk ishe në gjendje ti? Emrin e vëllait tim e mbaje mend ti ore?

Edlir: Unë të thashë më erdhi ai në mendje.

Alketa: Pse s’të erdhi emri i vëllait tënd?

Edlir: Po nuk më erdhi se po të më kishte ardhur, do i kisha thënë dhe për vëllain tim. Do i kisha thënë dhe për ty po të më kishe ardhur si ide. Me atë kisha jetuar më shumë, kishim ngrënë bukë bashkë dhe ai më erdhi, nuk e bëra me qëllim.

Alketa: Pse nuk the emrat që ishin bashkë me ty?

Edlir: Oj motër!

Alketa: Mos më thuaj motër!

Edlir: Nuk e kam thënë me vetëdije.

Eni Çobani: Mirë që në momentin e parë ke qenë në efektin e ilaçeve, por gjatë gjykimit, je gjykuar gati 5-6 muaj, në asnjë moment nuk reflektove për të thënë të kundërtën?

Edlir: Mua s’më jepnin mundësi që të flisja, se po të më jepnin mundësinë të thoja me kë ishe…

Eni Çobani: Si nuk të kanë pyetur asnjëherë, gjatë gjykimit tënd?

Edlir: Nuk më kanë pyetur, se po të më pyesnin nuk diskutohet ai muhabet.

Alketa: Kujt i thua këto gënjeshtra ti ore?

Ardit Gjebrea: Prit, prit!

Edlir: Unë nuk po them të vërtetën, nuk di unë gënjeshtra.

Alketa: Me këto dy duar do të mbys, more vesh apo jo? Se jam aq shumë e mërzitur, sa të vras unë me këto duart e mia. Njeri i poshtër. Me ç’të drejtë e the emrin e vëllait tim?

Ardit Gjebrea: Qetësohu, shko atje, se do ta zgjidhim. Qetësohu!

Alketa: S’mund ta shikoj dot atë fytyrë të qelbur!

Eni Çobani: Të lutem Alketa se unë të kërkova leje para se ta sillja.

Zonja Eni tregon se ky është vetëm fillimi i kësaj historie dhe personat që janë të përfshirë do gjykohen dhe hetohen nga organet kompetente. Më tej, ajo kërkon nga Alketa që t’i japë dorën Edlirit.

Alketa: Jo, nuk mundem t’ia jap dorën këtij njeriu se unë e di sa po më vuan vëllai atje në Greqi dhe unë bashkë me atë. Shpenzimet e mia të burgjeve atje, punën që ka lenë vëllai më ke shkatërruar familjen, kush do t’i paguajë? Do t’i paguash të gjitha ti!

Edlir: Ngaqë s’ka faj ai prandaj erdha unë./ TVKLAN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular