BallinaAktualitetTërmeti/Mbi 10 mijë banorë do e kalojnë Vitin e Ri në çadra

Tërmeti/Mbi 10 mijë banorë do e kalojnë Vitin e Ri në çadra

Në mbledhjen e 3-të të Komitetit të Rindërtimit, Blendi Çuçi bëri një bilanc të fundit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, si dhe të banorëve që janë akomoduar aktualisht në hotele dhe çadra.

10225 qytetarë mësohet se do ta kalojnë Vitin e ri në çadra dhe numrin më të lartë e ka qarku i Durrësit.

I pranishëm në mbledhje e tretë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ministri Çuçi tha se në hotele ndodhen mbi 3 mijë persona.

Shifrat nga Emergjencat

3613 persona janë në hotele

10225 në çadra, numrin më të lartë e ka qarku i Durrësit,

39310 objekte janë verifikuar

3580 të pabanueshme në Durrës

72 objekte janë shembur

10 në Tiranë

7 në Lezhë

Familjet përfituese të qirasë

Në Durrës 1310 familje

Në Shijak 1187

Në Tiranë 2274

Në Vorë 499

Në Kavajë 176

Në Kamëz 270

Në Lezhë 610

Meremetimet

887 leje në Tiranë

12 leje në Durrës (6 kanë filluar zbatimin)

Shëndetësia

8 pacientë janë të shtruar te Trauma

3 janë dërguar për specializim jashtë vendit

Arsimi

53 shkolla janë dëmtuar rëndë nga tërmeti, u pezullua mësimi, u transferuan

Qarku më i goditur Durrësi, 32 shkolla

14 në Tiranë

7 në Lezhë

28 shkolla janë meremetuar në Durrës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular