BallinaAktualitetDetajet e para: Ja si ndodhi sulmi ndaj kryebashkiakut Tushe

Detajet e para: Ja si ndodhi sulmi ndaj kryebashkiakut Tushe

Dalin detaje të para në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në bashkinë e Lushnjes ku pati një shpërthim të fuqishëm në zyrën e kryebashkiakut Fatos Tushe. Ky i fundit bashkë me sekretaren e tij Erisa Qalliu mbeten të plagosur. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Gezim Saraçi, i cili është shpallur në kërkim policor.

45-vjecari banues në lagjen Karbunara ka qenë për disa vite shofer i kryebashkiakut Tushe para se te shkarkohej kohë më parë.

Që nga ky moment ai ka pasur konflikte të vazhdueshme me Tushen. E njëjta situate ka qenë edhe mëngjesin e kësaj të marte. Kryebashkiaku Fatos Tushe ka hyre në derën kryesore të bashkise kur ka gjetur aty ish shoferin e vet Gezim Saraçi. Në shkallët qe të çojnë drejt katit te dyte të bashkisë ka pasur nje debat verbal mes palëve, debat i cili ka vijuar deri ne zyren e kreut te bashkise Fatos Tushe. Pikerisht aty, Gezim Saraçi ka vendosur te nxjerrë nga xhepi i xhupit nje granate duke e hedhur drejt Fatos Tushes dhe sekretares se tij Erisa Qalliu.

Pas ngjarjes autori është larguar menjehere me vrap nga ambientet e bashkisë ndersa shpërthimi ka tronditur punonjesit e tjerë, të cilët kane kërkuar menjëherë ndihmë për të derguar ne spital Fatos Tushen dhe sekretaren e tij. Fatmirësisht Tushe ka marre dëmtime të vogla në shpatull dhe këmbë, por është jashtë rrezikut, ashtu sikurse edhe Erisa Qalliu, ndonëse sekretarja ka dëmtime më serioze në gjymtyre të ndryshme. Drejt Lushnjes janë nisur drejtuesit më të lartë të policisë, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular