BallinaAktualitetKryebashkiaku i plagosur niset për Tiranë, drejtuesit e policisë mbërrijnë në Lushnje

Kryebashkiaku i plagosur niset për Tiranë, drejtuesit e policisë mbërrijnë në Lushnje

Mengjesin e sotëm u plagos nga një shperthim Kryetari i Bashkise Lushnje dhe sekretarja e tij.

Nga të dhënat më të fundit mësohet se Fatos Tushe ka marrë dëmtime serioze në shpatull dhe në këmbë. Ndërkohë mësohet se është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Drejt Lushnjës janë nisur tashmë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Drejtori i policisë kriminale Tonin VocaNga të dhënat paraprake dyshohet për shpërthim brenda zyrës në bashkinë e Lushnjes, raporton abcnews.al. Pas shpërthimit në bashki janë dëgjuar edhe krisma armësh.

Abcnews.al mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në orën 08:00 në momentin që Tushe ka hyrë në zyrë. Mësohet se nga shpërthimi është plagosur edhe sekretarja e kryetarit, Erisa Qalliu.

Të dy të plagosurit janë dërguar urgjent në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një granatë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular