BallinaAktualitetZëri Amerikës: Kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe u plagos për çështje parash

Zëri Amerikës: Kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe u plagos për çështje parash

Kryetari i Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu mbetën sot të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate në mjediset e zyrës së drejtuesit lokal të qytetit. Mjeti shpërthyes mësohet të jetë hedhur nga Gëzim Saraçi, ish shoferi i zotit Tushe.

Kryebashkiaku dhe sekretarja e tij u dërguan menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë. Mjekët deklaruan se zoti Tushe ka patur dëmtime të lehta, vetëm në kraharor dhe pasdite ai ka lënë spitalin. Ndërsa zonja Qalliu, ka pësuar dëmtime të kockave në fytyrë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Motivet janë ende të paqarta. Motivet janë ende të paqarta. Dyshohet se marrëdhëniet e Saraçit me kryebashkiakun shkonin përtej atyre institucionale të deri para pak viteve. Ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri tjetrit, sikundër dhe debatet mes tyre mçsohet të kenë qenë të shpeshta. Saraçi e ka pritur sot zotin Tushe përpara godinës së bashkisë, dhe janë ngjitur bashkë lart duke folur me tone të larta. Sipas të dhënave të para të grumbulluara nga policia, Saraçi dyshohet se i kishte dhënë borxh kryebashkiakut një sasi parashë. Policia njoftoi se ka nisur kontrolle të shumta në zonë, përfshirë njësitë e forcave speciale, për kapjen e Saraçit.

Sipas Partisë Demokratike ngjarja e sotme e ka burimin te “prishja e pazareve mes kryebashkiakut dhe ish shoferit, me të cilin ka ndarë bashkë para nga droga, prostitucioni dhe korrupsioni. Është fakt i njohur në Lushnjë, se ish shoferi i kryetarit të Bashkisë Lushnjë, një trafikant droge dhe prostitucioni, ka financuar fushatën elektorale të Fatos Tushes. Çdo lushnjar e di se personi që ka kryer sot goditjen kundër kryebashkiakut, ishte njeriu më i besuar i Fatos Tushes dhe që bënte çdo pazar në emër të tij”, theksoi opozita në një deklaratë për ngjarjen.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular