BallinaSportE bujshme nga Spanja, mesfushori i Kombëtares drejt rikthimit në La Liga

E bujshme nga Spanja, mesfushori i Kombëtares drejt rikthimit në La Liga

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat spanjolle. Bëhet fjalë për mesfushorin e Kombëtares, Kejdi Bare. Sipas “Marca”, mesfushori fierak mund të rikthehet në La Liga, që në muajin janar.

keidi bare

Për 22-vjeçarin raportohet që kanë shfaqur interes 2 klube të La Ligës, emrat e të cilave, nuk bëhen publike. Bare aktualisht është pjesë e Malagas në Ligën 2, teksa do të tentojë të bëjë një hap përpara në karrierë.

keidi bare

Kujtojë që në të kaluarën futbollisti shqiptar ka qenë pjesë e Atletikos së Madridit ku është aktivizuar një numër të vogël vetesh. Aktivizimi me ekipin Kombëtar, ka bërë që vlera e Bares të rritet duke zgjuar interesin e klubeve që militojnë në elitën e futbollit spanjoll.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular