BallinaKronikeDy makina përplasen tek ”Xhamlliku” në Tiranë, humbin jetën dy kalimtarë

Dy makina përplasen tek ”Xhamlliku” në Tiranë, humbin jetën dy kalimtarë

TIRANË- Dy persona, një burrë dhe një grua kanë humbur jetën në një aksident tek zona e ”Xhamllikut” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Xhanfize Keko’.

Raportohet se dy kalimtarët janë përfshirë në aksidentin mes dy makinave, të cilat janë përplasur në rrugën ‘Xhanfize Keko’.
Po ashtu janë plagosur edhe dy shoferët e makinave të cilët janë jashtë rrezikut për jetën por janë dërguar për mjekim në spital.
Ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit me dy viktima pasditen e sotme në Tiranë. Ky aksident është i pari me viktima për vitin 2020.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular