BallinaAktualitetEkstradimi i jashtëligjshëm i gylenistit turk, eurodeputetja reagon ashpër ndaj Ramës

Ekstradimi i jashtëligjshëm i gylenistit turk, eurodeputetja reagon ashpër ndaj Ramës

Vendimi i qeverisë shqiptare për të dëbuar një mësues turk, anëtar i lëvizjes gyleniste është gjykuar ashpër eurodeputetja Ramona Strugariu.

Kjo e fundit reagoi menjëherë duke kritikuar qeverinë shqiptare përmes një statusi në Twitter. Ajo i kujton kryeministrit Rama ligjin dhe i kërkon të mos e ekstradojë Harun Celikun në Turqi.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Shqipëria ka firmosur Konventën e Këshillit të Europës mbi ekstradimin. Për më shumë, ju thoni se Shqipëria është gati për në BE. Atëherë ju lutem respektoni nenin 19, pika 2 të Kartës Europiane për të Drejtat Themelore dhe mos e ekstradoni #HarunÇelik në Turqi!” shkroi ajo.

Neni në fjalë thotë: “Askush nuk mund të hiqet, përzihet ose ekstradohet drejt një Shteti ku ka rrezik serioz që ai apo ajo t’i nënshtrohet dënimit me vdekje, torturës apo trajtimeve të tjera ç’njerëzore apo degraduese.”/ABCNews

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular